fbpx

OJQ-të: Paralajmërimet e Gruevskit për regjistrimin e popullatës janë joserioze

-

Pothuajse 46 shoqata joqeveritare kanë nënshkruar një reagim në të cilën kundërshtohet ideja e hedhur nga kryeministër Nikolla Gruevski për të bërë regjistrimin e popullsisë. Në reagimin thuhet se qeveria VMRO-DPMNE dhe BDI nuk ka kredibilitet për të organizuar regjistrimin e popullsisë.

“Ne si organizata qytetare dhe aktivistë të cilët bëjmë përpjekje dhe lobojmë për zbatimin e regjistrimit të drejtë, vlerësojmë se ky paralajmërim i Gruevskit është jo serioze dhe paraqet edhe një manipulim dhe defokusim të opinionit”, thuhet në reagimin e OJQ-ve.

Ata thonë se kjo garniturë qeveritare nuk ka as legjitimitet e as kredibilitet për të realizuar një proces të tillë, ngase, ajo ende nuk është përgjigjur se përse dështoi regjistrimi në vitin 2011.

“Ajo që dihet me siguri është fakti se arsyet për dështimin e  regjistrimit nuk kanë qenë teknike mirëpo politike”, qëndron në reagimin e sektorit civil, transmeton “Meta”.

Sipas tyre regjistrimin duhet ta bëj nga një qeveri e zgjedhur në zgjedhje të lira dhe demokratike e cila do të ndërtoj vullnet politik për regjistrimin e popullsisë sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare.

Në mesin e shoqatave që kanë nënshkruar këtë reagim janë : Komiteti i Helsinkit, OJQ Infoqendra, Qendra Maqedonase për studime evropiane, 8-shtatori, Ajde, Platforma për politikë qytetarë, Civili dhe të tjerë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.