fbpx

 “Bombë” e re e Zaevit: Ja dëshmitë se Mijalkov dhe Gruevski me vite kanë përgjuar

-

LSDM sot publikoi regjistrime të reja nga bisedat e përgjuara. Kryetari i partisë, Zoran Zaev tha se bëhet fjalë për dëshmi për atë se si është përgjuar. Zaev tha se të gjitha përgjimet janë realizuar me pseudonime ndërsa ai ka pasur pseudonimin “Zeko”. Branko Crvenkovski është regjistruar me emrin “Krst”, Mile Janakievski, “Tutun”, Silvana Boseva “Bosil”, Dragan Pavloviq- Latas ka qenë “Talas” ndërsa Vlado Buçkovski “NDS Buva”.

“Audio regjistrimet janë zbritur në material të incizuar- transkriptime. Dërguam mbi 1505 faqe nga faza e riprodhimit gjegjësisht zbritja e regjistrimeve në transkriptime. Ndaj personave të targetuar është kryer evidentim i plotë. Është përgjuar opozita, opinioni kritik, profesorë, BFI, KOM. Kemi dëshmi për 400 audio regjistrime që tanimë u publikuan nëpër konferenca shtypi. Deri tek prokuroria publike kemi dërguar 13 biseda që konfirmojnë se është përgjuar. Në ato biseda ka pranime nga Gordana Jankuloska dhe Sasho Mijalkov- tha Zaev në konferencën e sotme.

Në bisedën e parë që sot u prezantua, Gordana Jankuloska dhe Ivo Kotevski bisedojnë për një kontribut për “alfët” në televizion. Koteski e pyet nëse ka mundësi të gjenden lokacioni i telefonit celular. Jankuloska thotë se mundet, vetëm duhet të dërgohet kërkesë dhe i tregon kujt t’i drejtohet.

Jankuloska dhe Sasho Mijalkov flasin për regjistrime të caktuara. Ajo i thotë se po hapin “qendër” ndërsa konfirmojnë se nuk kanë regjistrime. Ajo flet për “vrasjen” dhe për atë se si të paraqitet në opinion.

Trajko Veljanovski i tregon Jankuloskës për komisionin që duhet të shkoj në DSK. Jankuloska flet për amendamentin që duhet votuar ndërsa është propozuar nga opozita. Ata bisedojnë për Ligjin e ndjekjes së komunikimeve.

Jankuloska dhe Mijalkov flasin për një nen të Ligjit i cili parasheh që komisioni parlamentar në çfarëdo kohe mund të vijë pa paralajmërim në DSK. Jankuloska insiston të ndryshohet neni që komisioni të mos mund të vijë pa paralajmërim në këtë institucion.  Mijalkov insiston që të mund të vijnë pa paralajmërim, por kjo të jetë disa herë gjatë vitit. Mijalkov pyet sa mund të zgjat ky kontroll. Ai thotë gjithashtu se s’mund çdoherë të ketë kontroll mbi DSK-në.

Gordana Jankuloska dhe Mitko Çavkov, drejtori i Byrosë për siguri publike, flasin për mbikëqyrjen që Komisioni duhet ta ketë. Ajo i tregon për ndryshimet që i kontraktojnë me LSDM-në. Çavkov i thotë se marrëveshja e arritur është e mirë.

Emis Stojmenov dhe Sasho Mijalkov flasin për një njeri që “duhet të kryej punë”. Ata merren vesh se si të përgjohet telefoni i një të punësuari.

Mijalkov dhe Jankuloska flasin për punësimin e njerëzve në MPB. Ai thotë se duhet të punësohen 1000 persona sepse ka shumë punë ndërsa operativë nuk ka. Mijalkov shton se vetëm për në DSK do t’i nevojiten 100 persona. Thotë gjithashtu se duhet t’i përforcojnë edhe specialistët.

Në pyetjen e agjencisë së lajmeve “Meta” për cilën vrasje flasin në bisedat e regjistruara Sasho Mijalkov dhe Gordana Jankuloska, Zaev tha se biseda e publikuar është me datë 30 prill 2012, një natë para arrestimit të dyshuarve në rastin “Monstra”.

Lideri i LSDM-së paralajmëroi se do të ketë protestë në maj ndërsa datën do ta caktojnë bashkë me qytetarët. Ai shtoi se nuk do ta publikojnë tërë skenarin lidhur me atë se a do të bëjnë kamping para Qeverisë.

“Nuk kemi skenar të konfirmuar se si do të zhvillohet. Nuk do të jetë protestë kinse “erdhëm” dhe do të shihemi sërish” deklaroi Zaev.

Në pyetjen rreth Gushincës, kryetari i partisë theksoi se nuk do të lejojë të prishet uniteti i komuniteteve etnike.

“Pa marrë parasysh çfarë është e vërteta, pushteti patjetër duhet të merr përgjegjësi. Kam tregues se ky është mendim i keq. Është skenar i ligë dhe opozita nuk do të lejoj të cenohen marrëdhëniet etnike. As Sasho Mijalkov e askush tjetër s’mund ta prish këtë unitet” deklaroi Zaev.

Ai tha se ka kaluar koha e fjalorit diplomatik. Porosia nga ambasadorja gjermane është e drejtpërdrejtë dhe duhet të respektohet që të mund të zgjidhet kriza politike.

Lideri i LSDM-së tha se bisedat e publikuara vetëm tregojnë se ka pasur synime për përgjime.

“Ka ende dëshmi që do t’i prezantojmë”, deklaroi Zaev.

Ai shtoi se do të ketë materiale të ndjeshme që vijojnë.

“Këtu bëhet fjalë për rastin e Liqenit të Smilkovcës nëse më pyetni për këtë, këtu është Nikolla Mlladenov, se çfarë ka ndodhur e vërteta për këtë punë, këtu është Martin Neshkovski, çfarë ka ndodhur këtu më atë 6 qershor të vitit 2011 në orët e hershme të mëngjesit pas fitores së VMRO DPMNE-së, këtu është emri.

Në lidhje me rastin “Sopot”, ZAev tha se pa kalkulime po e publikon të vërtetën.

“LSDM-ja dh e tëra si pushtet i atëhershëm nuk mund të jetë fajtorë, ndoshta kanë qenë fajtorë disa individ, për shkak se kanë diktuar dëshmi të caktuara. E dimë se si janë miratuar aktgjykimet dhe procedurat në procesin e mëtejshëm–deklaroi Zaev.

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.