fbpx

Një, dy, tre, dhjetë apo njëqind propozime për kryetar parlamenti në seancën e nesërme të Kuvendit

-

Partitë politike parlamentare nesër, pas tre muaj pauzë dhe bisedime, do të vazhdojnë seancën konstituive të Kuvendit që filloi më 30 dhjetor vitin e kaluar ndërsa u ndërpre pasi partitë nuk kishin marrëveshje për shumicë parlamentare dhe nuk mund të zgjidhnin kryetarin e këtij institucionit ligjvënës.

Sipas agjendës parlamentare, për nesër më orën 12 është caktuar vazhdimi i seancës konstituive ndërsa dy pikat e vetme në rend dite janë vendosur emërimi i anëtarëve të Komisionit për emërime dhe mandat dhe emërimi i kryetarit të Parlamentit.

Partitë pas disa ditë bisedime morën vendim Komisioni për emërime dhe mandat të ketë gjashtë anëtarë nga VMRO DPMNE, pesë nga LSDM dhe nga një BDI dhe BESA ndërsa kryetar të jetë Ilija Dimovski nga VMRO DPMNE.

Dimovski paralajmëroi se nesër pika e vetme për të cilën do të debatoj Kuvendi është emërimi i përbërjes së Komisionit për emërime dhe mandat.

“Më pas, sipas procedurës, duhet të thirret seanca e Komisionit për emërime, aty të shqyrtohen, një, dy, tre, dhjetë apo njëqind propozime për kryetar Kuvendi dhe propozimi i vërtetuar nga Komisioni të dërgohet deri tek kryesuesi i seancës konstituive, dhe atëherë ai do të mund të thirr seancë për emërimin e kryetarit të Parlamentit”, deklaroi Dimovski pa treguar nëse ata si parti do të kenë propozimin e tyre për kryetar parlamenti.

Para dy ditëve, zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani deklaroi se Talat Xhaferi do të jetë kandidati për kryetari parlamenti për të cilin tha se ka mbështetjen e shumicës.

Mbrëmë në pyetjen e gazetarëve nëse LSDM do të propozoj kandidat për kryetar parlamenti apo do ta mbështet kandidatin e BDI-së, Jagoda Shahpaska tha se nesër në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit do të njoftohet ajo që do të thotë marrëveshje e 67 deputetëve nga shumica e re parlamentare rreth çështjet kadrovike për kryetar të ri të Kuvendit.

Kryesia e Lëvizjes BESA nuk do ta mbështet kandidatin e BDI-së, për kryetar parlamenti, Talat Xhaferi dhe ka marrë vendim që të propozoj kandidat të vet për të parin e Parlamentit, njofton “TV 21”. Zëdhënësi i partisë, Orhan Murtezani nuk zbuloi emra, por sipas informatave jo- zyrtare të partisë bëhet fjalë për Afrim Gashin ose Fadil Zendelin.

“Lëvizja BESA nuk ka marrë vendim për mbështetjen e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit.Vendimi i fundit i Kryesisë Qendrore të Lëvizjes BESA është që BESA ta propozojë kandidatin e saj për kryetar të Kuvendit”, shkruajnë nga lëvizja BESA.

Sipas Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit, kryetari i Parlamentit votohet me shumicë gjegjësisht 61 votë nga deputetët.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.