!Më 1 shkurt 2017, përfundon periudha promovuese për shfrytëzim të lirë të lajmeve të “Meta”. Në periudhën e ardhshme do të zbatojmë sistemin e ri për qasje dhe parapagesë. Për mënyrën e qasjes dhe parapagesës do të ju njoftojmë në mënyrë plotësuese.

Nisma “Për Maqedoni të përbashkët” kërkon takim me euro- komisarin Han


       
Shkup, 19 Mars, 2017 - 16:35 (META) 

Nga nisma “Për Maqedoni të përbashkët” kërkojnë takim me euro- komisarin për zgjerim Johanes Han, i cili të martën do të arrijë për vizitë në Maqedoni.

Këtë sot e deklaroi anëtari i nismës dhe drejtori i Operës dhe Baletit të Maqedonisë (OBM), Igor Durlovski i cili shtoi se askush “nuk guxon, nuk duhet dhe nuk mund t’i injoroj 200 mijë qytetarë që protestojnë për çdo ditë”.

“Kërkojmë z. Han të takohet me ne që të mund t’ia paraqesim synimet dhe kërkesat tona që janë fikse dhe të pandryshueshme. Injorimi i tyre dhe injorimi i kërkesave tona mund të krijoj vetëm rreziqe shtesë. Nëse BE është për respektimin e shoqërisë civile, atëherë duhet të tregojë se angazhimet deklarative nuk janë vetëm floskula, por duhet të merren vepra konkrete ndërsa si për fillim mund të pranojnë takim me ne. Injorimin nga Han do ta konsiderojmë si raport jo të sinqertë dhe çështje se BE nuk kanë synime të sinqerta ndaj nesh si Maqedoni”, tha Durlovski.

Deputeti i VMRO DPMNE-së, Aleksandar Nikoloski të premten deklaroi se partia e tij do të dorëzoj tre kërkesa pranë euro- komisarit, më saktë do të kërkoj nga Han të dënoj “Platformës e Tiranës”, të respektojë rregullin për koalicion “fituesi me fituesin” dhe t’i ketë parasysh protestat e nismës “Për Maqedoni të përbashkët”.