fbpx

Nesër mbahet konferenca “E-shoqëri”: Verifikimi i fakteve dhe teknologjive të reja në gazetari

-

Nesër do të mbahet konferenca e 12-të ndërkombëtare “E- shoqëri.mk” me temë: “Verifikimi i fakteve dhe ndikimi i teknologjive të reja në gazetari”, në organizim të Fondacionit për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”.

Konferenca do të mbahet në hotelin “Holiday In” në Shkup nën organizim të projektit të USAID për përforcimin e mediave në Maqedoni, komponenti “Servis për verifikimin e fakteve nga mediat”, e zbatuar nga Fondacioni “Metamorfozis”.

Në konferencë fjalim do të mbajnë Xhejms Stajn, Drejtori i misionit të USAID-it në Maqedoni, Valentina Pelicer, zv/ kryesuese e Këshillit të drejtorëve të AKP (Asociacionit për komunikime progresive), Aida Ajanoviq, redaktore e “Vërtetmatësit” (Vistinomer) në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Vesna Radojeviq, redaktore e “Vërtetmatësit” (Vistinomer) në Serbi.

Krahas tyre, përmes lidhjeve video do të merr pjesë Petar Pomerancev, ekspert britanik i mediave, ndërsa përmes mesazhit video do të mbajë fjalim edhe Aleksios Mancalaris, drejtori i Rrjetit ndërkombëtarë për verifikimin e fakteve.

Në pjesën e parë të Konferencës do të mbahen tre panel- diskutime në temat: “Verifikimi i fakteve kundrejt lajmeve të rrejshme”, “Shkrimi mediatik dhe kërkesa e qytetarëve për cilësi më të lartë në mediat” dhe “Promovimi i gazetarisë etike”.

Në pjesën e dytë të Konferencës, paralelisht do të mbahen tre punëtori, ku do të flitet për situatën momentale në mediat e Maqedonisë, për veglat e internetit dhe taktikat për gazetarët dhe qytetarët aktiv dhe për “Gazetarinë në rolin e gardianit”.

Konferenca do të mund të ndiqet edhe përmes internetit në http://vozivo.mk.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.