fbpx

Nëse arrijnë marrëveshje, as Kushtetuta nuk i pengon partitë që t’i zhvendosin zgjedhjet lokale

-

Sipas ndryshimeve në Kodin zgjedhor nga janari i vitit 2014-të, zgjedhjet lokale në Maqedoni, në vend që në gjysmën e dytë të muajit mars, mbahen në gjysmën e parë të muajit maj, por edhe ky përcaktim kalendarik mund të pësoj ndryshime sepse çështjet rreth zgjedhjeve lokale nuk janë tërësisht të rregulluara me Kushtetutë, por me ligj të cilin e miraton Parlamenti.

Për shkak të rezultateve të ngushtë të 11 dhjetorit vitin e kaluar, që nuk mundësojnë formimin e shumicës stabile parlamentare dhe e sjellin në pikëpyetje përbërjen e qeverisë së re, është e sigurtë se këtë vt do të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Nëse është kështu, atëherë mund të ndodhin tre skenarë:

  • Zgjedhjet parlamentar të organizohen bashkë me ato lokale, të cilat sipas nenit 16, paragrafin 1 nga Kodi zgjedhor, duhet të mbahen në maj
  • Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare herët në pranverë ose pas atyre lokale, në verë apo vjeshtë;
  • Mbajtja e zgjedhjeve lokale dhe parlamentare bashkë, në datë të cilën do ta arrijnë partitë, e që nuk është patjetër të jetë gjysma e parë e muajit maj.

Për organizimin e cilitdo skenar, zgjedhjet duhet t’i caktoj kryetari i Kuvendit, i cili edhe pas dy javëve nga konstituimi i përbërjes së re parlamentare, nuk është emëruar.

Nëse partitë vendosin për skenarin e fundit, Kushtetuta nuk i pengon që t’i bëjnë ndryshimet e domosdoshme në Kodin zgjedhor dhe të bëjnë zhvendosjen e zgjedhjeve lokale.

Nuk përjashtohet mundësia ndryshimet e këtilla të sillen de të vlejnë vetëm për rastin konkret dhe të sillen vetëm për këto zgjedhje.

Një presedencë e këtillë u bë para zgjedhjeve lokale të vitit 2013, kur disa javë para zgjedhjeve u bënë ndryshimet në Kodin zgjedhor për shkak të vazhdimit të afateve për regjistrimin e kandidatëve.

Ndryshe, pas dëbimit me dhunë të anëtarëve të opozitës dhe mediave nga salla e Kuvendit gjatë debatit për buxhetin më 24 dhjetor 2012, LSDM filloi me bojkotimin e Parlamentit ndërsa më 2 janar 2013 partia njoftoi se do t’i bojkotoj zgjedhjet lokale nëse nuk u pranohen disa kërkesa.

Zgjedhjet u shpallën më 11 janar, bojkoti i LSDM ndaj zgjedhjeve lokale mbaroi më 1 mars kur BE ndërmjetësoi për arritjen e marrëveshjes mes liderëve të VMRO DPMNE dhe LSDM, Nikolla Gruevski dhe Branko Cërvenkovski ndërsa ditën e ardhshëm Kuvendi në seancë urgjente vazhdoi afatin për regjistrimin e kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhjet deri më 8 mars për t’u mundësuar partive opozitare të regjistrohen.

Profesori universitar Jove Kekenovski për “Meta” thotë se nuk ka nevojë nga zhvendosja e zgjedhjeve lokale dhe se bashkë me to në maj duhet të mbahen edhe zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare pasi kështu e imponon situata e ardhshme.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.