fbpx

Në Maqedoni mund të ketë zgjedhje të reja në pranverë, vlerëson Picula

-

Pasiguria politike në Maqedoni vazhdon, duke i pasur  parasysh rezultatet e ngushta zgjedhore, deklaroi mbrëmë për agjencinë kroate HINA, euro- deputeti Tonino Picula, i cili të dielën vëzhgoi zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni.

“Rezultatet e zgjedhjeve tregojnë vazhdimin e polarizimit të madh dhe ndasisë politike në shoqërinë e Maqedonisë. Në këtë moment mbisundon pasiguri se cili do të jetë rezultati final. Dallimi është margjinal mes VMRO DPMNE-së dhe LSDM-së, tha Picula.

Euro- deputeti vlerëson se janë të mundshëm dy skenarë, por se më pak e besueshme është formimi i koalicionit të madh sepse kjo nuk do të zgjidhte asgjë, duke pasur parasysh ndarjen e thellë. Ai thotë se dy partitë më të mëdha maqedonase kanë të përbashkët një gjë, kjo është e ardhmja pro- evropiane e Maqedonisë.

Picula nuk hedh poshtë mundësinë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parazgjedhore dhe se kjo “nuk është edhe joreale”.

“A do të ndodh kjo vitin tjetër, ndoshta së bashku me ato lokale, që pritet të mbahen në pranverë, tani për tani nuk dihet” shton Picula.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.