fbpx

Në Greqi bllokohen 20.000 refugjat, në Idomeni presin 6500 persona

-

Në tërë Greqinë për momentin janë bllokuar prej 20 deri 25 mijë refugjatë. Shifrën e publikoi ministri për emigracion, Janis Muzalas në intervistë për televizion grek “Mega” ndërsa fluksi pritet të vazhdoj.

Sipas të dhënave, në kampin në Idomeni presin diku 6500 refugjat ndërsa në pikën e karburantit në Polikasto më shumë se 400. Dje sipas mediave greke, në Maqedoni kanë kaluar rreth 300 refugjatëve nga Iraku dhe Siria.

Refugjatë janë të shpërndarë thuajse në çdo cep të shtetit ku mund të gjejnë vend për t’u strehuar.

Ata janë të strehuar nëpër qendra, salla sporti, aeroporte nëpër Athinë, tragetet e ishujve si dhe në portin Pirea. Vlerësohet se vetëm në Pirea për momentin janë diku 3000 refugjat të cilët presin të barten në Idomeni, në qendrën Eliniko në pjesën jugore në Athinë ka 2000 persona, në qendrën Eleonas 1200, në qendrën në dalje të Athinës 1200 ndërsa në qendrën e Selanikut 2000.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.