fbpx

Najçevska për ligjin për “bombat”: Budallallëk më të madh nuk kam parë

-

Sipas profesoreshës Mirjana Najçevska, Ligji me të cilin parashihet ndalimi i publikimit të “bombave” është budallallëk i madh.

“Budallallëk më të madh nuk kam parë. Çdoherë kur mendoj se i kam parë gjithë ato budallallëqe të VMRO DPMNE dhe shokëve të tyre nga BDI, ata më befasojnë këndshëm me ndonjë budallallëk edhe më të madh. Kjo është njësoj si të propozoni ligj me të cilin ndalohet të publikohen veprat kriminale të politikanëve. Apo ligj me të cilin do të ndalohen qytetarët të flasin për gabimet e politikanëve. Apo ligj me të cilin do të ndalohet çfarëdo publikim në opinion i ligjeve të funksionarëve. Njerëz, ky shtet po bëhet vend argëtues për jetesë. Çdo ditë përjetim i ri. Ndërsa nëse s’ke paguar tatim prej 200 denarëve, emri yt do të del në internet. Dhe në vjedh qebapa, do të burgosesh me burg prej 3 viteve” thotë profesoresha Najçevska.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.