fbpx

MPB  blen çokollata për 77.000 euro

-

MPB ka shpallur tender për furnizim të çokollatave prej rreth 77. 000 euro.

Konkursi siç mund të shihet në sistemin elektronik për furnizime publike është shpallur më 6 tetor ndërsa të interesuarit ofertat e tyre mund t’i dorëzojnë deri më 26 tetor.

Siç qëndron në shpallje, lëndë e furnizimeve publike janë “çokollatat me specifika” ndërsa vlera pa TVSH pritet të jetë 4.743.000 denarë apo 77.112 euro.

Nga MPB kërkuam, por nuk morëm përgjigje pse ky dikaster furnizohet me këto çokollata.

Ndryshe, çmimi mesatar për 1 çokollatë prej 100 gram është diku 40 denarë, që sipas llogarive MPB do të porosit diku 100 mijë çokollata.

Në kushtet e konkursit, mes tjerash, MPB nga kompanitë kërkon listë referente të dërgesave të kryera në 3 vitet e fundit. Gjithashtu kërkon dëshmi se kompania posedon makina për transportin e mallit dhe se personel prej së paku 2 njerëzve për dërgesa.

Marrëveshja për dërgimin e çokollatave është 1 vit apo 12 muaj, thuhet në konkurs.

Çokollatat në kuptimin dytësor u përmendën në një prej bisedave të përgjuara mes ministrit të financave Stavrevski dhe ish ministres së brendshme Gordana Jankulloska, në një prej “bombave” të opozitës.

Jankulloska dhe Stavreski flasin për vrimat në buxhet dhe shpenzimet jo-produktive të mjeteve shtetërore.

Ministri i financave në moment të caktuar i thotë koleges nga MPB: “Gorde, Amerikë po të ishim nuk do të kishim duruar. Shtigje rreth kësaj, shtigje rreth asaj, aqua- parqe, s’di çfarë të bëjmë. Ne jemi të çmendur. Këtë që e po e bëjmë është çmenduri. Shpenzojmë për çokollata ndërsa s’kemi bukë në shtëpi. Këtë po e bëjmë ne”.

 

 

 

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.