fbpx

MPJ për Kozias: Greqia nuk duhet të ketë frikë, irredentizmi nuk është veçori e Maqedonisë

-

Nuk ka nevojë Greqia të ketë frikë për ndonjë irredentizëm maqedonas, reagojnë sot nga Ministria e jashtme, pas deklaratës së shefit të diplomacisë greke, Nikos Kozias se në kontestin e emrit problem paraqesin tendencat irredentiste që vendi i tregon në kërkesat për emrin e Maqedonisë.

“Theksimi i këtij perceptimi është në funksion të shpërqendrimit të fokusit nga pengesat reale të procesit integrues të R. së Maqedonisë, sidomos pas aktvendimit të Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë nga viti 2011”, thonë nga MPJ.

Në reagim thuhet se përmes procesit të ndërtimit të besimit duhet të zgjidhen të gjitha çështjet kontestuese dhe se irredentizmi fare nuk është veçori e Maqedonisë.

“Nga pala maqedonase, vlerësojmë se në suazat e procesit të ndërtimit të masave të besimit, duhet të gjendet zgjidhje për të gjitha burimet e mosbesimit nga të dy anët. Irredentizmi nuk është veçori e Maqedonisë e cila në vazhdimësi angazhohet për bashkëpunim rajonal. Vlerësojmë se e njëjta duhet të pranohet edhe nga fqinji jugor”, thonë nga MPJ.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.