!Më 1 shkurt 2017, përfundon periudha promovuese për shfrytëzim të lirë të lajmeve të “Meta”. Në periudhën e ardhshme do të zbatojmë sistemin e ri për qasje dhe parapagesë. Për mënyrën e qasjes dhe parapagesës do të ju njoftojmë në mënyrë plotësuese.

MPJ-ja gjermane: Është e pamatur deklarata e Ivanovit për ambasadoren Alt’hauzer


       
Shkup, 18 Maj, 2017 - 13:00 (META) 

Ministria e jashtme e Gjermanisë sot ka vlerësuar si të pamatur deklaratën e presidentit Gjorge Ivanov se ambasadorja e Gjermanisë, Kristine Alt’hauzer dërgon informacione të rrejshme në Berlin.

“Gëzohemi që presidenti Ivanov pas mendimit të gjatë solli vendim të duhur dhe hoqi dorë nga bllokimi. Akuzat e drejtuara për diplomatët gjermane dhe shteteve tjera mike janë të pamatura. Siç dihet, vlerësimet që i dërgohen vendet- nikoqir, çdoherë bëhet në koordinim të ngushtë mes ministrisë së jashtme dhe ambasadës”, thuhet në reagimin e MPJ-së gjermane.

Ndryshe, ambasadorja gjermane Kristine Alt’hauzer e pyetur për koment lidhur me deklaratën e Ivanovit, sot deklaroi se personalisht ka raporte të shkëlqyeshme profesionale me presidentin dhe se puna e saj vlerësohet lartë në Berlin.

“Personalisht kam raporte të shkëlqyeshme me presidentin si dhe me politikanët tjerë të këtij vendi. Puna ime është lartë e vlerësuar në Berlin, nga ministria e jashtme dhe kancelari dhe jam në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet në Berlin” ka thënë Alt’hauzer, e cila sot ishte pjesë e konferencë për bashkëpunim mes Grupit të Vishegradit dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, që u mbajt në Shkup.

Ajo nuk deshi të komentoj më shumë rreth deklaratës së Ivanovit dhe vetëm e tha fjalën e urtë “Sa më shumë armiq, aq më shumë nder për mua”.

Ndryshe, Ivanov akuzoi se ambasadorja ka dërguar lajme të rrejshme në Berlin dhe gjoja se kancelarja gjermane patjetër e ka të kërkoj falje për të dhënat e pasakta që i ka marrë nga Shkupi.