fbpx

MPJ e Shqipërisë: Të gjithë të qëndrojnë të qetë dhe të ndalojë retorika anti- shqiptare

-

“Ministria e jashtme e Shqipërisë ndjen keqardhje dhe dënon sulmin ndaj Muzeut të alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir, që po ndodh në këtë ditë të rëndësishme për gjuhën shqipe dhe shqiptarët”, thuhet në reagimin e MPJ-së së Shqipërisë, njofton korrespondentja e “Meta” nga Tirana.

Prej atje kërkojnë autoritetet maqedonase të hetojnë këtë akt vandal dhe t’i dënojnë autorët.

“Sulmi ndaj Muzeut është dëshmi se nevojitet mbrojtje më efikase nga organet kompetente për trashëgiminë e përbashkët”, thuhet në reagimin e MPJ-së shqiptare.

MPJ-ja e Shqipërisë bën thirrje të gjitha palët që të qëndrojnë të qetë dhe të merr fund retorika anti- shqiptare.

“I bëjmë thirrje të gjitha palëve të ruajnë qetësinë dhe të ndalojnë retorikën kundër shqiptarëve, e cila vetëm sa shpërqendron vëmendjen nga problemet reale të vendit, dëmton marrëdhëniet ndëretnike në vend dhe rrugëtimin e saj euro-atlantik”- thuhet më tej në reagimin e Ministrisë së jashtme shqiptare.

Prej atje thonë se “besojnë që këto sulme janë vepra të një grupit të vogël, të prirë nga ndjenjat ekstreme nacionaliste, frika, mungesa e informatave dhe retorikës së dëmshme në vitet e fundit”.

“Dëshirojmë të theksojmë se historia, tradita, gjuha e kultura e popullit shqiptar janë vlerë e shtuar për fqinjët tanë në Maqedoni dhe se ruajtja e tyre tregon vlerat më të larta demokratike e njerëzore. Shqipëria dhe shqiptarët kanë qenë dhe do të jenë miq të përhershëm të Maqedonisë. Ne besojmë në vlerat e bashkëjetesës, në harmoninë dhe bashkëpunimin midis vendeve e qytetarëve tanë”- thuhet më tej në reagim.

 

 

 

 

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.