fbpx

MPJ: Bullgaria t’i respektoj procedurat ndërkombëtare për vendosjen e përmendoreve

-

Nderimi i viktimave nga konfliktet në rajonin tonë është pjesë e kulturës së pajtimit dhe para se gjithash paraqet gjest human, njoftojnë nga Ministria e jashtme e RM-së dhe shtojnë se pllaka në Kajmakçalan është vendosur ilegalisht.

“Presim nga miqtë tanë të R. së Bullgarisë që t’i respektojnë procedurat e pranuara ndërkombëtare për vendosjen e pllakave. Gjithashtu, presim institucionet t’i dekurajojnë të gjithë ata që ilegalisht vendosin përmendore në territorin e shtetit tjetër, e që mund të jenë cak i dhunës apo të krijojnë ndjenja negative tek qytetarët” thuhet në reagimin e MPJ-së.

Në njoftim thuhet se është e rëndësishme që të përmendet se R. e Maqedonisë kultivon marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët.

“R. e Bullgarisë është fqinji jonë dhe shtet mik me të cilin kemi bashkëpunim në më shumë fusha. Prej këtu, edhe më tej do të punojmë në gjetjen e modaliteteve për bashkëpunim më të madh dhe tejkalimin e dallimeve përmes qasjes standarde dhe reciproke. Kjo është shumë e rëndësishme në kushte kur këto mund të interpetohen ndryshe në shtete të ndryshme të rajonit. Në qasjen tonë duhet të promovojmë modele të suksesshme të pajtimit dhe nderimet që ekzistojnë në Evropë” shtojnë nga MPJ.

Nga ministria theksojnë se konfliktet dhe viktimat nga e kaluara duhet të jenë motiv shtesë për bashkëpunim më të madh si dhe përpjekje të përbashkëta për integrim të plotë të rajonit në BE.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.