fbpx

MPB: Kallëzim penale për 15 persona, arrestohen pesë persona për pjesëmarrje në turmë

-

Lidhur me sulmet e dhunshme në Kuvend ku u lënduan disa deputetë, MPB ka ngritur deri tek Prokuroria Themelore Publike 15 kallëzime penale ndaj disa personave për veprën penale- pjesëmarrje në turmë. Siç njofton MPB, pesë nga të identifikuarit tashmë janë nën arrest.

“Në bazë të video- materialit të shqyrtuar dhe masat e ndërmarra, është kryer identifikim i personave të lartpërmendur ku pesë prej tyre tashmë janë të arrestuar. Krahas kësaj, MPB pranë Prokurorisë Themelore Publike ka dorëzuar njoftim të posaçëm për organizatorët e protestave për veprim eventual të mëtutjeshëm të prokurorisë rreth zbardhjes së rastit”, thonë nga MPB.

Sipas njoftimit nga Ministria, pasi të denoncuarit e kanë depërtuar kordonin policor para Kuvendit, janë futur brenda, ku e kanë dëmtuar hollin e më pas fizikisht kanë sulmuar  tre nëpunës policor të sigurimit të brendshëm. Ata janë futur në pres- qendrën dhe fizikisht kanë sulmuar deputetë të LSDM-së, BDI-së dhe Aleancës për shqiptarët.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.