!Më 1 shkurt 2017, përfundon periudha promovuese për shfrytëzim të lirë të lajmeve të “Meta”. Në periudhën e ardhshme do të zbatojmë sistemin e ri për qasje dhe parapagesë. Për mënyrën e qasjes dhe parapagesës do të ju njoftojmë në mënyrë plotësuese.

Mogerini: Ballkani Perëndimor është i tensionuar, nevojitet mbështetje bindëse nga BE


       
Bruksel, 6 Mars, 2017 - 13:09 (META) 

Situata në Ballkanin Perëndimor është e tensionuar, me sfida të planit të brendshëm, rajonal dhe global dhe nevojitet mbështetje bindëse nga BE për integrimin e rajonit, deklaroi sot në Bruksel përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federika Mogerini.

Mogerini para seancës së ministrave për punë të jashtme, deklaroi se për vizitën e Ballkanit Perëndimor do t’i njoftoj shefat e diplomacisë e më pas edhe liderët e BE-së të enjten do t’i informoj se “situata është komplekse me sfida të planit të brendshëm, rajonal dhe global”.

Ajo vuri në dukje se rajoni në vete ka aftësi dhe fuqi të mbahet dhe se pret sot ministrat, por edhe liderët e BE-së të tregojnë përcaktim të qartë për Ballkanin Perëndimor.

Mogerin javën e shkuar ishte për vizitë në Mal të Zi, Maqedoni, Serbi, Kosovë, Shqipëri dhe B e H ndërsa rritja e tensionit në Ballkanin Perëndimor do të jetë temë e takimit të liderëve të BE-së, që më 9-10 mars mbahet në Bruksel.