fbpx

MPJ: Deklaratat me retorikë nxitëse nuk janë në frymën e vlerave evropiane

-

Pas deklaratës së deputetes shqiptare të PDIU-së, Mesila Doda, e cila në një paraqitje e quajti Maqedoninë, Ilirida, ka reaguar Ministria e Jashtme e Maqedonisë përmes një komunikate ku e dënon retorikën e Dodës dhe e cilëson si ofenduese.

“MPJ e Republikës së Maqedonisë i dënon paraqitjet publike me retorikë ofenduese dhe nxitëse të personave publik të Republikës së Shqipërisë, që kanë të bëjnë me Republikën e Maqedonisë. Deklaratat e papërgjegjshme të fytyrave publike të cilat nga funksioni i tyre imponojnë dhe kërkojnë përgjegjësi për qëndrim të shprehur publikisht, nuk janë në frymë të marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe përpjekjeve të deklaruara për miqësi dhe bashkëpunim mes dy vendeve, posaçërisht nuk janë në frymë të vlerave evropiane”, thuhet në reagim.

Nga MPJ e Maqedonisë presin që fytyrat publike të vendeve fqinje të përmbahen nga nxitja e tensioneve në rajon dhe porosisin se më e dobishme do të ishte nëse energjinë e tyre e drejtojnë kah propozimet dhe nismat konstruktive, me çka do të përforcohej bashkëpunimi dhe besimi mes dy shteteve, do të përmirësonin standardin e qytetarëve, por edhe do ta përshpejtonin integrimin evropian.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.