fbpx

 “MIT Technology Review” recenson studim të shkencëtarëve maqedonas

-

Studentja Verica Lazova dhe profesori i saj Lasko Basnarkov nga Fakulteti i shkencave informatike dhe inxhinieri kompjuterike (FINKI), kanë zbuluar mënyrë të re të përdorimit të algoritmit të famshëm për renditjen e faqeve të internetit të “Google”, këtë herë duke bërë renditjen e dhjetë kombëtareve më të mira të futbollit të të gjithë kohërave.

Recensimin e studimit të tyre para dhjetëra ditëve e publikoi portali prestigjioz“(MIT Technology Review).

Për të krijuar renditje të plotë të kombëtareve, Lazova dhe Basnarkov kanë shfrytëzuar rezultatet nga 20-të kampionate botërorë duke filluar prej turneut të parë në Montevideo (Uruguaj) në vitin 1930 e deri në kampionatin e fundit në Brazil.

Ata nisen na supozimi se një ekip duhet të jetë i renditur më lartë nëse ka fituar ekipe tjera të rangut të lartë.

Shkencëtarët maqedonas i kanë marrë rezultatet nga më shumë se 7000 ndeshje të luajtura mes 210 vendeve. Ata më pas kanë krijuar rrjet në të cilin ekipet janë nyje, mes të cilave ekzistojnë lidhje nëse kanë luajtur njëri kundër tjetrit. Fuqia dhe polariteti i lidhjeve varen nga rezultatet, cili kë ka fituar etj. Në fund, Lazova dhe Basnarkov zbatojnë algoritmin e renditjes për më shumë përsëritje për ta kryer renditjen.

Rezultatet e arritura janë interesante për secilin dashamirës të futbollit, shkruan “MIT Technology Review”.

Ekipi më i mirë në renditje është Brazili, që nuk është kurrfarë befasie sepse është i vetmi ekip që ka marrë pjesë në të gjitha kampionatet botërore dhe ka arkëtuar më shumë tituj- gjithsej pesë. Pas Brazilit vijojnë, Italia, Gjermania, Holanda, Argjentina, Anglia, Spanja, Franca dhe Çekosllovakia, sipas kësaj renditje.

Lazova dhe Basnarkov rang- listën e tyre më pas e kanë krahasuar me listën e përhershme të FIFA-s dhe kanë vërejtur ngjashmëri, por edhe dallime të rëndësishme. Brazili kuptohet është në vendin e parë te të dy listat, por Holanda është në vendin e 8-të në listën e FIFA-s ndërsa në listën e tyre e katërta. Në listën e tyre Danimarka është në pozitën e 18-të ndërsa në listën e përhershme të FIFA-s në vendin e 25-të. Nga ana tjetër, kombëtarja e Çekosllovakisë fare nuk gjendet në renditjen e FIFA-s pasi shteti nuk ekziston prej vitit 1993.

Siç thuhet në recensimin e “MIT Technology Review” studimi është qasje interesante që tregon dobinë e algoritmit për renditjen në “Google”, që mundëson renditje në më pak apo më shumë lloje të rrjetave.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.