Nëse Gjykata Kushtetuese konteston nenin e Kodit zgjedhor, nuk do të ketë pengesa për pagesën e subvencioneve. Kemi likuiditet përkatës”, ka deklaruar ministri i financave, Kiril Minoski për “Televizija 24”.
Ai shpreson që paratë do të paguhen në afatin e paraparë me ligj deri më 30 qershor.
Nga Kushtetuesja për Alsat M konfirmuan se do të vendosin nëse ministri në largim Minoski mundet ose jo në këtë periudhë të paguaj subvencione, por nuk thonë kur kjo pikë do të jetë në rend dite.
Bujqit deri nesër kanë vendosur afat që të takohen me ministrin e bujqësisë, Mihail Cvetkov, ministri i ekonomisë Kiril Minoski dhe drejtorin e Agjencisë pagesore, Igor Zlatkov. Në të kundërtën, paralajmërojnë protesta më radikale, por edhe bllokimin e kalimeve kufitare.