Ministria për mbrojtje hapet ndaj publikut dhe do të publikojë gjithçka që nuk është fshehtësi


       

Shpenzimet e ministrit për mbrojtje, rrogat dhe furnizimet publike në Ministrinë për mbrojtje më nuk do të jenë fshehtësi, porositi Radmilla Sheqerinska, njeriu i parë i kësaj ministrie në konferencë për shtyp.

– Ministria për Mbrojtje, jo vetëm në Maqedoni, mirëpo veçanërisht në Maqedoni konsiderohej si një nga ministritë tradicionalisht më të mbyllura, për shkak të natyrës së punës, mirëpo edhe për shkak të vullnetit të tillë politik. Prapa paravanit të informatave të klasifikuara të rëndësishme për sigurinë e vendit, në të kaluarën fshiheshin veprime që nënkuptonin krim, keqpërdorim të mjeteve, sjellje komode nga ana e udhëheqësve në Ministri, e madje manipulime. Në emër të nevojës ligjore për klasifikim rreth shpërndarjes së informatave për çështje të ndjeshme të sigurisë janë bërë manipulime që kanë qenë drejtpërdrejtë në dëm edhe të sigurisë së vendit, mirëpo edhe të buxhetit të Republikës së Maqedonisë. Kësaj praktike i erdhi fundi – theksoi Sheqerinska.

Ministresha për mbrojtje thotë se edhe më tutje do të ketë informata të besueshme dhe të klasifikuara, mirëpo vetëm ato që janë të lidhura me interesat shtetërore të shtetit. Në këtë kategori nuk do të jenë shpenzimet e ministrit ose të strukturës udhëheqëse, rrogat e udhëheqësisë së ministrisë, shërbimet,  furnizimet publike, ndërsa institucioni, sipas Programit për punë të qeverisë, do t’i shpërndajë informatat, madje edhe para se ato të kërkohen nga qytetarët, organizatat joqeveritare, mediat.

“Prandaj në ueb-faqen e ministrisë është hapur iniciativa “Publiku ka të drejtë ta dijë” ku janë vënë një numër i madh i informatave të cilat për herë të parë janë në dispozicion të publikut dhe me të cilat e hapim ministrinë për qytetarët”, thotë ministresha.

Në mënyrë të tillë do të trajtohen të gjitha programet, strategjitë, buxheti, organizimi dhe shpenzimet e punës. Sheqerinska duke e paralajmëruar publikimin e dokumenteve që ndërlidhen me punën e saj materiale-financiare, tha se të gjitha informatat do të jenë në dispozicion pa bërë kërkesë sipas Ligjit për qasje të lirë në informatat me karakter publik, e poashtu ato do të azhurnohen vazhdimisht siç garanton Rregullorja për transparencë të punës së ministrisë.

Do të publikohet edhe Plani për furnizime publike dhe çdo i interesuar do të mund t’i shohë shpalljet për furnizime publike të ministrisë, e ashtu siç do të zhvillohet procedura për furnizime ashtu do të publikohen edhe njoftimet për vendimet dhe kontratat e nënshkruara për furnizime publike.

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, “Аgora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.