Ministria e Jashtme e Rusisë: Protestuesit kundërshtuan “dhunuesit”


       
Moskë, 28 Prill, 2017 - 16:57 (META) 

Ministria e jashtme ruse sot ka shprehur shqetësim për ngjarjet e djeshme në Kuvend ndërsa shkakun e drejtoi tek opozita e cila duke shkelur procedurat ka zgjedhur kryetari kuvendi. Si rezultat i kësaj, thonë nga Ministria, ka ndodhur “rrëmujë ku janë përfshirë protestuesit që kanë kundërshtuar “dhunuesit”, prej të cilëve një pjesë është hospitalizuar.

MPJ-ja ruse vlerëson se “incidenti ka qenë i planifikuar paraprakisht” dhe se është edhe një tregues më shumë për involvim nga jashtë në çështjet e brendshme të Maqedonisë.

“Përfaqësues zyrtarë të BE-së, ambasadorë të disa vendeve evropiane dhe SHBA-ve, menjëherë përshëndetën “kryetarin e ri” të Parlamentit i cili është ish komandant i UÇK-së pro- shqiptare. Kjo përgjigje e koordinuar është tregues se incidenti ka qenë i planifikuar prej më herët me pajtueshmëri të heshtur nga “kuratorë të jashtëm” të opozitës në Maqedoni. Kjo edhe njëherë konfirmon tezën se shkaku kryesor për krizën aktuale politike në Maqedoni është involvimi i jashtëm në punët e brendshme të vendit”, thonë nga MPJ-ja ruse.

Prej atje shtojnë se “zhvillimi i mëtutjeshëm i skenarit për ridefinim të vendit në bazë të Platformës së Tiranës mund të sjell nxitje të mëtutjeshme të tensioneve, që çojnë drejt konfliktit, përfshirë edhe në bazë etnike.