fbpx

Ministri i drejtësisë Xhaferi “se ka gajle” ndërsa resorin e tij e tronditin skandalet

-

Edhe pse në gjykatën më të madhe në vend, Gjykatën Themelore Shkupi 1, ndodh cirk ndërsa Raporti i Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë vëren mungesa serioze në sistemin e gjyqësorit dhe pengesa në punën e PSP-së, personi më i thirrur në sistemin e gjyqësorit në vend, ministri i drejtësisë, është plotësisht inekzistent nga ngjarjet në dikasterin e tij, nuk është i dukshëm në opinion dhe nuk prononcohet për asgjë.

A ka vendi ministër të drejtësisë dhe çfarë bën ai këto ditë?

Kuadri i ri i BDI-së, ministri 26 vjeçar i drejtësisë, Valdet Xhaferi, deri më tani nuk doli me asnjë koment dhe qëndrim rreth raportit të KE-së ndërsa hesht edhe për ngjarjet në Gjykatën Penale, ku disa gjykatës përmes letrave dhe shkresave rebelohen ndaj kryetarit Vladimir Pançevski.

Aktiviteti i fundit i ministrit Xhaferi ishte pjesëmarrja në manifestimin tradicional “Ditët e noterëve” më 31 tetor të këtij viti. Në faqe, në kategorinë ku duhet të jetë biografia e Xhaferit, që në funksion u emërua në prill të këtij viti, përveç që nuk ka të dhëna, as nuk figuron emri I tij, por ka vetëm fotografi nga ai.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.