fbpx

VMRO DPMNE: Qytetarët më 24 prill do ta thonë raportin e fundit

-

 

Maqedonia sot mori rekomandim të ri për progresin e euro- integrimeve, që do të thotë se ka kapacitet për hyrje në BE, por nuk besoj se KE ka kapacitet për ta pranuar Maqedoninë si anëtare me të drejta të plota, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp, anëtari i komitetit ekzekutiv të VMRO DPMNE-së, Antonio Milloshovski.

Sipas tij dyshja Zaev- Sheqerinska nuk ka arritur t’i bëj dëm Maqedonisë dhe vendi ta humb rekomandimin.

“Fakti që ka rekomandim për fillimin e bisedimeve për anëtarësim, do të thotë se pushteti ka kapacitet për sukses drejt BE-së. Kjo gjithashtu, do të thotë dështim për politikën e LSDM” deklaroi Milloshoski.

Ai tha se Zaev dhe Sheqerinska kanë tentuar ta lënë Maqedoninë pa rekomandim. Sa i  përket vërejtjeve për korrupsion, Milloshoski shtoi se tregues më i mirë për korrupsion janë Zaev, përmes vëllait të tij dhe Sheqerinska përmes bashkëshortit të saj.

“LSDM do të vazhdoj me mënyrën destruktive të veprimit ndërsa kjo do të përforcohet para zgjedhjet vitin e ardhshëm. Por, suksesi i shtetit nuk guxon të jetë peng i politikave të dikujt. Për këtë qytetarët më 24 do ta tregojnë raportin final” tha Milloshoski.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.