Defekti në RKE Bitola është mënjanuar dhe centrali tani punon me kapacitet të plotë, njoftoi sot drejtori i përgjithshëm i SH.A ELEM, Hristian Mickoski.
Sipas tij, vendi në ditët më të ftohta i ka përmbushur nevojat e energjisë elektrike me 80% të prodhimtarisë vendore.
“Edhe krahas kushteve të motit, arritëm që në kohë t’i porosisim sasitë e nevojshme të energjisë elektrike. Qytetarët nuk duhet të brengosen sepse ashtu do të jetë edhe në ditët e ardhshme” deklaroi Mickoski.
Ai shtoi se periudha e ardhshme është i volitshëm sepse bora që po shkrihet do të ul çmimin e rrymës në rajon.
Importi i rrymës tash për tan do të zhvillohet përmes Serbisë.