fbpx

Mesazhet e Hanit janë të qarta- proceset duhet të përshpejtohen

-

Mesazhet e euro- komisari dhe euro- deputetëve janë të qarta si dita, proceset patjetër të përshpejtohen, deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev pas takimit me komisarin për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han dhe treshja evropiane, Ivo Uajgl, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn.

Zaev theksoi se ngelin në kërkesën ndaj presidentit të shtetit, Gjorgje Ivanov që ta ndaj mandatin për formimin e Qeverisë së re.

“Ne do t’i mënjanojmë të gjitha pengesat që Ivanov i sajon dhe i vendos, do t’i dërgojmë përmes Kuvendit kërkesë sërish ta ndajë mandatin. Ai nuk guxon më tej ta zvarrit procesin e stabilizimit të shtetit. Ngelim në kërkesën tonë Ivanov ta ndaj mandatin”, tha Zaev, duke shtuar se pret nga të gjitha partitë politike të tregojnë ndjenjë për tejkalimin e krizës.

Kreu i LSDM-së tha se euro- komisari Han dhe euro- deputetët janë të gatshëm pas formimit të qeverisë së re të ndihmojnë në përshpejtimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në BE.

Zaev vuri në dukje se është i bindur se deri në fund të javës do të mbahet seancë konstituive dhe Kuvendi të vazhdoj me punë dhe se tjetra do të nënkupton “banalizim dhe kërkim i preteksteve nga VMRO DPMNE”.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.