fbpx

Me shuarjen e Prokurorisë Speciale, në Maqedoni do të shuhet edhe shpresa për shtet ligjor

-

Gjykata Supreme e Maqedonisë, si instanca më e lartë gjyqësore në vend, me mendimin e fundit juridik kontrovers me sa duket i ka shuar të gjitha shkënditë e shpresës se udhëheqësit e regjimit të ish-kryeministrit të arratisur Nikolla Gruevski do të përballen me drejtësinë. Pas këtij vendimi mijëra njerëz të cilët brohorisnin “s’ka drejtësi – s’ka paqe” duke marshuar në “Revolucionin e Larmishëm” për mbështetje të Prokurorisë Publike Speciale (PPS) e kanë të qartë se paqja dhe drejtësia këtu jetojnë në adresa të ndryshme.

Në bazë të nismës nga dy ish-avokatë, të të arratisurit Gruevski, Elenko Millanov dhe Boro TasevskiGjykata Supreme e Maqedonisë miratoi opinion ligjor në të cilin thuhet se Prokuroria publike speciale e kryesuar nga Katica Janeva s’ka kurrfarë kompetenca pas kalimit të 18 muajve nga fillimi i punës së kësaj prokurorie.

Afati prej 18 muajsh ka skaduar në mesin e vitit 2017. Me këtë opinion ligjor, ndonëse nuk është obligativ, kontestohet ligjshmëria e të gjitha hetimeve të ndërmarra dhe aktakuzave të parashtruara nga PPS-ja prej asaj date e tutje. Këtu përfshihen lëndë të cilat krahas Nikolla Gruevskit i përfshijnë edhe: kushëririn e Gruevskit dhe ish-shefin e policisë sekrete Sasho Mijallkov, liderin e BDI-së Ali Ahmeti, zëvendëskryeministrin përgjegjës për Integrime Evropiane dhe nënkryetar i BDI-së, Bujar Osmani, biznesmenin Orce Kamçev dhe pothuajse komplet udhëheqësinë e mëparshme, të opozitës së tashme VMRO-DPMNE. Me këtë opinion ligjor, lëkundet edhe aktakuza në lëndën “Talir”, për financim të paligjshëm të partisë konservatore VMRO-DPMNE dhe ndërtimin e selisë së tyre impozante në qendër të Shkupit.

Reagimet e  publikut dhe deklaratat e aktorëve kryesorë sugjerojnë se PPS-ja këto lëndë do t’ia dorëzojë Prokurorisë së përgjithshme dhe Prokurorit publik republikan Ljubomir Joveski. Me këtë, Prokuroria publike speciale – simbol i luftës për sundimin e ligjit dhe shtetit ligjor, si dhe i luftës kundër regjimit represiv autoritar, institucioni që kishte mundësi të mburret për besim në mesin e qytetarëve, që është më i lartë se besimi i çdo politikani apo partie politike në historinë e Maqedonisë së pavarur – do të pushojë së ekzistuari.

Pyetjet kryesore që parashtrohen janë: Kush në fakt ka nevojë që PPS-ja të ekzistojë? Cili pushtet ekzekutiv dëshiron Prokurori speciale, të formuar enkas dhe me autorizime të mëdha? Kush ka propozuar e kush ka pranuar që afati për parashtrim të aktakuzave nga PPS-ja të jetë vetëm 18 muaj?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve pjesërisht mund të gjenden në intervistën e ndërmjetësit, për dalje nga kriza politike në Maqedoni në vitin 2016, Peter Vanhojte, për “Vërtetmates”

Në intervistë ai thekson se propozimi fillestar i ekspertëve, të cilët kanë punuar në Ligjin për formimin e PPS-së, ka qenë që afati për parashtrim të aktakuzave të jetë 5 vite, me mundësi për t’u vazhduar. Pas negociatave të gjata, ekipi i kryeministrit aktual, Zoran Zaev i Lidhjes Social Demokratike, sipas Vanhojte, ka propozuar ky afat të jetë dy vite, ndërsa Gruevski dhe VMRO-DPMNE kishin propozuar që afati të jetë vetëm 18 muaj.

“Pas disa diskutimeve mes Gruevskit dhe Zaevit, pavarësisht vërejtjeve të mia ashpra se afati është tepër i shkurtër, ata ranë dakord. Në fakt, nuk kishte negociata mes tyre për këtë çështje. Gruevski tha 18 muaj, Zaev pranoi – ka shpjeguar Vanhojte.

Në fund të intervistës, eksperti holandez thekson se “për sa kohë që liderët e partive politike nuk e pranojnë sistemin e përgjegjësisë, që është vendimtar për një vend demokratik” Maqedonia nuk e ka vendin në BE.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.