fbpx

Mandatarët dhe numri i deputetëve në Maqedoninë e pavarur- shqyrtim historik dhe grafik

-

Kreu i VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski dje nga presidenti i shtetit, Gjorgje Ivanov mori mandatin e pestë me radhë për formimin e Qeverisë me shumicë parlamentare prej 51 deputetë në institucionin ligjvënës. Kjo nuk do të jetë hera e parë mandatin për formimin e qeverisë ta merr kandidati i partisë e cila në zgjedhje ka fituar numrin më të madh të vendeve të deputetëve e që nuk ka shumicë nga numri i përgjithshëm i deputetëve në Kuvend, gjegjësisht minimum 61.

Gruevski mandatin e parë të kryeministrit e mori pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2006-të, kur VMRO DPMNE fitoi 45 vende deputetësh ndërsa LSDM 32. Presidenti i atëhershëm i shtetit, Branko Cërvenovski ia dorëzoi mandatin Gruevskit, i cili formoi qeverinë duke bërë koalicion me PDSH-në, e cila kishte 11 deputetë, me PRSD-në e Tito Petkovskit me 7 deputetë dhe me RDM e Liljana Popovskës me 1 deputet. Edhe pse nuk hynë në koalicion  qeveritar, për qeverinë e atëhershme të Gruevskit votuan edhe gjashtë deputetë të VMRO Popullore të liderit të mëhershëm të DPMNE-së, Lubço Georgievski.

Kështu është dukur renditja e forcave në Kuvendin e RM-së në secilën prej gjashtë cikleve për deputetë në Kuvend, prej vitit 2002 deri 2016.

 

partii broj na mandati po godini

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.