fbpx

LSDМ Manastiri ka dërguar mbi 100 propozime për listat e deputetëve në pesëshen

-

Socialdemokratët nga Manastiri në njësinë qendrore të LSDM-së në Shkup ka dërguar listë të gjatë prej 104 kandidatëve potencial për deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Propozimet janë dërguar drejtpërdrejtë në bashkësitë lokale, por edhe vet kandidatëve iu është dhënë hapësirë që vetë kandidohen.

Ndër emrat më të spikatur të kandidatëve eventual  për deputet janë nënkryetari i partisë dhe aktualisht ministër plotësues për Shoqëri Informartike, Aleksandar Koracovski, kurse në listë gjenden edhe ish deputetët Julijana Siljanovska dhe Vasko Kovaçevski, shefi i Shtabit zgjedhor të LSDM-së në Manastir, Metodija Tasesvki, këshillatërt Bllagojçe Kotevski, Gorn Kozarov dhe Zoran Stojçevski, kryetari i Komisionit të Shëndetësië të LSDM-së, gjinekologu Goce Çakarovski dhe avokati Vasko Talevski.

Sipas procedurave, pas Kongresit të LSDM-së në fund të këtij muaji, do të dihet se cilat nga emrat e propozuara për deputetët eventual do të gjenden në listën e pestë zgjedhore.

–  LSDM-ja si parti demokratike, zbaton procedurat demokratike për propozim dhe për përzgjedhje të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Pastaj udhëheqësia qendrore do të vendos, se kush do të gjendet në listën e kandidatëve- deklaroi për “Meta”, Aleksandar Kiracovski

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.