fbpx

LSDM i bën thirrje Jolevskit të tregoj çfarë ka biseduar me Rorobakerin

-

Ministri i mbrojtjes nga VMRO DPMNE-së, Zoran Jolevski duhet të shpjegoj çfarë ka biseduar në takimin e tij me kongresmenin amerikan Dana Rorabaker dhe nëse ai takim është shkas për deklaratat kontroverse të kongresmenit për ndarjen e Maqedonisë, porositi sot në konferencë shtypi zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.

“Ministria e shëndetësisë është e obliguar të përgjigjet me kë është takuar ministri Jolevski. A kanë qenë takime private apo takime pune dhe nëse opinioni i Maqedonisë duhet të pret deklarata të reja kontroverse si rezultat i vizitës dhe takimeve të Jolevskit? Nëse sipas të dhënave zyrtare, vizita e Jolevskit i SHBA-së ka qenë edhe private edhe zyrtare, atëherë kush i ka paguar shpenzimet për vizitat e tilla? Kush e ka paguar harmonizimin e partisë dhe shtetit dhe nëse Jolevski nga pozita e ministrit ka bërë lobi për interesa partiake?- pyeti Shilegov.

Ai shtoi se është e palejueshme ministri i mbrojtjes që shfrytëzoj privilegje që të organizoj ekskursione private dhe takime nëpër botë ndërsa menjëherë pas tyre të dalin deklarata se Maqedonia gjoja do të prishet.

Portali “Prizma” dje publikoi se nga Ministria e mbrojtjes për BIRN ka konfirmuar se Jolevski më 2 shkurt është takuar me kongresmenin Dana Rorabaker, gjatë kohës së vizitës së tij në SHBA.

Disa ditë më vonë gjegjësisht më 6 shkurt, kongresmeni amerikan, që është edhe kryesues i Nën-komitetit për çështje evropiane, në intervistë për televizionin “Vizion Plus” në Shqipëri deklaroi se “Maqedonia nuk është shtet” dhe se duhet të ndahet mes Kosovës dhe Bullgarisë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.