fbpx

LSDM: Gruevski nuk ka të drejtë të ofroj 51 deputetë të zgjedhur sikur të jenë pronë e tij personale

-

“Gruevski nuk ka të drejtë të ofroj 51 deputetë të zgjedhur sikur të jenë pronë e tij personale. E para, shumica parlamentare tashmë ekziston dhe këtë askush nuk e kërkon prej tij. Ndërsa a do të gjejnë arsye të shëndoshë disa nga deputetët opozitar të VMRO DPMNE dhe do t’i mbështesin reformat pas formimit të qeverisë së re reformuese, gjithashtu nuk varet nga Gruevski”, thonë nga LSDM.

Në të thuhet se “qytetarët nuk duan më pamflete dhe VMRO DPMNE duhet të pajtohet me faktin se manifesti i ashtuquajtur mund të jetë vetëm pjesë e vitrinave të tyre”.

“Ekziston program i qeverisë së re reformuese që është dokumenti i vetëm valid për qytetarët dhe që siguroj jetë cilësore për të gjithë, në shtet juridik, unitar, me perspektiva euro- atlantike”, thuhet në njoftim.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.