fbpx

LSDM: Gënjeshtër janë shkrimet për ndryshimin e simboleve dhe dënimin e popujve për gjenocid

-

Gënjeshtër janë shkrimet e portalit “Republika” “Kurir” dhe mediat që i publikojnë për gjoja ndryshimin e flamurit dhe himnit shtetëror, për dënimin e popujve për gjenocid, për vendime gjuhësore në kundërshtim me Kushtetutën dhe sajesa të ngjashme, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Në të thuhet se “të gjitha këto gënjeshtrat janë vetëm përpjekje tendencioze për nxitjen e padurimit nacional mes maqedonasve, shqiptarëve, serbëve dhe turqve”.

“Shumica e madhe e qytetarëve, mbi 612.000 maqedonas, shqiptarë, turq, serb, vlleh, romë dhe boshnjakë qëndruan njëri afër tjetrit në përcaktimin e fuqishëm për jetë, dretësi ndryshime dhe bashkëjetesë në Maqedoni. Për këtë, qytetarët janë faktori i stabilitetit në Maqedoni. Pushteti kriminal është i “defaktorizuar”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Në të më tej thuhet se “bisedat për sigurimin e shumicës parlamentare janë vendosur thjeshtë në Kushtetutën e Maqedonisë.

“Të gjithë që janë të frikësuar nga ndryshimet që marrin privilegje personale të individëve dhe sjellin përgjegjësi për veprat ndaj qytetarëve, nuk duan qytetarët të jetojnë në Maqedoni të këtillë. Si pasojë, të rrejshme janë lajmet dhe sajesat në mediat nga kryesia e kriminalizuar e VMRO DPMNE-së”, thonë nga LSDM.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.