fbpx

Llogaria përfundimtare për buxhetin për vitin 2015 para Komisionit për financimin e buxhetit

-

Ministri i financave, Kirill Minoski, sot e arsyetoi llogarinë përfundimtare të buxhetit për vitin 2015, para anëtarëve të Komisionit parlamentar për financim dhe buxhet.

Të ardhurat e përgjithshme të buxhetit kanë qenë 161 miliardë denarë, shpenzimet 180 miliardë denarë, ndërsa deficiti arrinte 19 miliardë denarë.

Me llogarinë përfundimtare për vitin 2015, borxh shtetëror arrinte 38 për qind të bruto-prodhimit vendor (BPV). Në katër muajt e parë të vitit 2016, nga ana tjetër, borxhi është rritur në 47,2 për qind të BPV-së.

Ministri ka theksuar se politikat fiskale të parashikuara për vitin 2015 janë realizuar.

Llogaria përfundimtare e buxhetit duhet të jetë e shqyrtuar dhe në seancën plenare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.