!Në periudhën që vijon, punojmë në vendosjen e sistemit për qasje dhe parapagesë. Për mënyrën e qasjes dhe parapagesës, do të njoftojnë në mënyrë plotësuese. Tekstet e “Meta” deri atëherë, janë të lira për marrje, por duke e treguar citimin nga ku është marrë lajmi.

Lirohet kryeshefi i SPB Kumanovë, akuzon për rast të montuar dhe frikësim


       
Shkup, 13 Dhjetor, 2016 - 22:51 (META) 

Kryeshefi i SPB Kumanovë, Stojançe Veliçkoviq, të cilin policia sonte tentoi ta arrestojë, është lëshuar pasi policia, me urdhër nga Prokuroria Themelore Publike, ka kryer bastisje në shtëpinë e tij.

Veliçkoviq tha se policia është futur në shtëpinë e tij në orën 16:40, ka kryer bastisje dhe ka kërkuar dokumente nga zgjedhjet.

“Në ora 16:40 u futën tek unë në shtëpi me uniformë, me maska dhe armë automatike duke ma frikësuar familjen. Filluan të bëjnë bastisje. Nuk e shoh ku kam gabuar kur zgjedhjet ishin të qeta dhe demokratike. Bëhet fjalë për rast të montuar nga Mitko Çavkov dhe inspektorët të cilët u prezantuan si Arusha e bardha. Duan të më frikësojnë për fitoren në Kumanovë, duan të më burgosin dhe frikësojnë. Zgjedhjet në Kumanovë ishin të rregullta. Inspektori ishte korrekt, më tha se bëhet fjalë për urdhër, kërkuan material tek unë. Ma shikonin defterin, kërkonin dokumente. Urdhri është nga Prokuroria themelore Shkup. Qëllimi është që të më frikësojnë sepse punon profesionalisht. Kjo është tendencioze, por do të vazhdoj deri në fund” thotë Veliçkoviq.

Para Veliçkoviqit, deklaratë dha kryetari i komunës Kumanovë, Zoran Damjanovski, i cili tha se tentimi për arrestim është dinak, por se bëri thirrje qytetarët ta ruajnë qetësinë.

Derisa policia ka qenë në shtëpinë e Veliçkoviqit, para shtëpisë janë grumbulluar një turmë njerëzish të cilët treguan mbështetje duke brohoritur “Nuk ka drejtësi, nuk ka qetësi”.