fbpx

Liderët botërorë takohen në Paris në Samitin e KB-së për ndryshime klimaterike

-

Liderët botërorë e thuajse 150 vendeve takohen në Paris në Samitin e KB-së për ndryshime klimaterike, që fillon nesër, njoftojnë mediumet botërore.

Në sesionin e 21 të Konferencës së anëtarëve, liderët botërorë midis të cilëve edhe ai i SHBA-ve, Kinës, Indisë dhe vendeve- anëtare të BE, do të tentojnë të arrijnë marrëveshje për një prej sfidave më të mëdha të shekullit 21, shpëtimit të planetit nga ndryshimet e larta klimaterike.

Në Paris, qytet që para dy javëve ishte cak i sulmeve kamikaz, sipas informacioneve masat e sigurisë janë në nivelin më të lartë të mundshëm ndërsa ushtria është në çdo anë të qytetit.

Vëzhguesit e Samitit, që kanë qasje në problematikën e temës së bisedimeve, për BBC kanë deklaruar se për shkak të sulmeve, ka mundësi që liderët të arrijnë marrëveshje të re për ndryshimet klimaterike.

Pritet në Samit, që do të zgjat deri më 11 dhjetor, të marrin pjesë 40 mijë persona.

Në ndërkohë, gjegjësisht para Samitit të KB-së, filloi marshi i madh për klimën ndërsa protestat e para u mbajtën në Filipine, Manila dhe Brisbejn- Australi.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.