Kush ua lidh duart gazetarëve dhe si të zgjidhen ato – Masa e paraburgimit

 

storija istrazuvacka

Mbyllja e institucioneve është njëri nga problemet më të mprehta me të cilin ballafaqohen gazetarët e vendit. Një problem i veçantë është marrja e informatave zyrtare nga institucionet shtetërore. Përpjekjet e gazetarëve për kontakt me funksionarë dhe institucione të caktuara zakonisht përfundojnë me përdorimin e Ligjit për qasje deri te informatat me karakter publik. Zbatimi i këtij Ligji dhe obligimi i institucioneve që të japin përgjigje nuk respektohet gjithmonë.

Video-storje hulumtuese në 3 vazhdime për masën e paraburgimit dhe për problemet me të cilat ballafaqohen gazetarët gjatë kërkimit të informatave zyrtare nga institucionet e vendit.

Problemet e gazetarëve i testuam nëpërmjet “rastit studimor”.

 

Pjesa e parë: Sistemi gjyqësor është më i mbylluri për gazetarët

Sistemi gjyqësor është njëri nga segmentet që konsiderohet “më i mbyllur”. Të gjitha përpjekjet për të vendosur kontakt të drejtpërdrejtë me ndonjë prokuror ose gjykatës që do të fliste para kamerës dhe do ta njoftonte publikun në mënyrë më të detajuar për zbatimin e masës së paraburgimit përfunduan me udhëzime për të kontaktuar me njësinë për marrëdhënie me publikun. Atyre iu dërguan kërkesa për të dhëna në përputhje me Ligjin për qasje deri te informatat me karakter publik. Për këtë temë, u konsultuan gjykatës dhe prokurorë të mëparshëm; dhe autorët e Doracakut për zbatimin e masës së paraburgimit. Kolegët gazetarë folën për problemet e tyre.

 

Pjesa e dytë: Trajtimi i ndryshëm i PSP-së dhe i prokurorive të tjera

Ekspertët folën për zbatimin e masës së paraburgimit, mirëpo edhe i paraqitën në mënyrë të qartë pikëpamjet e tyre për trajtimin e ndryshëm që kanë gjykatat ndaj Prokurorisë speciale publike dhe ndaj prokurorive të tjera. Akademia për gjykatës dhe prokurorë publikë ka publikuar një Doracak për masën e paraburgimit në procedurën penale dhe praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ne, pas pritjes prej 10 javësh për një dokument me pyetje, më në fund morëm përgjigje me të dhëna. Kolegët gazetarë u pyetën për: masën e paraburgimit dhe për atë se si i sigurojnë informatat zyrtare.

 

Pjesa e tretë: Të dhënat te gazetarët erdhën pas një pritjeje të gjatë

Të dhënat e mbledhura për masën e paraburgimit që është kërkuar gjatë vitit 2016 nga ana e prokurorive me seli në Shkup dhe për atë se çka ka vendosur Gjykata themelore Shkup 1, ndoshta do të jenë temë e analizës për ekspertët juridikë në të ardhmen, e ne ua lëmë shikuesve të kësaj storjeje që vetë të nxjerrin përfundim. Pengesat e gazetarëve dhe tejkalimi i tyre mbetet të zgjidhen në të ardhmen.


 

Dëshmitë e gazetarëve për “çmimin” e punës në storjet hulumtuese

Për gjurmimin pas informatave, pengesat me të cilat përballen çdo ditë dhe për atë se cili është “çmimi” i punës në storjet hulumtuese, folën gazetarët Tomisllav Kezharovski, Sashka Cvetkovska, Zhaklina Haxhi-Zafirova dhe Xhelal Neziri.

Dëshmitë e tyre gjenden në këtë video-incizim:

 

Storja është përgatitur në kuadër të projektit “Gazetaria hulumtuese – rojtar i demokracisë dhe i të drejtave të njeriut” me mbështetje financiare të BE-së dhe Ambasadës së Britanisë në Shkup, që implementohet nga Qendra për menaxhim me ndryshimet dhe Instituti për të drejtat e njeriut. Përmbajtja e storjes hulumtuese nuk i pasqyron pikëpamjet dhe qëndrimet e organizatave që e implementojnë projektin.