fbpx

Kurz nesër me Poposkin do të vizitojnë “kuotën 59” në Gjevgjeli

-

Shefi i diplomacisë austriake dhe kryesues me OSBE-në për vitin 2017, Sebastian Kurz nesër do të qëndron për vizitë pune në Maqedoni ku do të takohet me homologun e tij, Nikola Poposkin.

Sipas agjendës, e publikuar nga MPJ, Poposki dhe Kurz nesër në ora 13:30 do të vizitojnë kuotën 59 në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë në Gjevgjeli, që është një prej pikave të rutës ballkanike të emigrantëve.

Në ora 17:50 planifikohet takim mes dy ministrave të jashtëm ndërsa 20 minuta më vonë gjegjësisht më 18:10 është caktuar konferencë shtypi.

Austria më 1 janar të këtij viti mori kryesimin njëvjeçar me Organizatën e sigurisë dhe bashkëpunimit në Evropë (OSBE).

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.