Partitë parlamentare politike në koordinimin e sotëm në Kuvend kanë rënë dakord kryetari i këtij Komisioni të jetë nga radhët e VMRO DPMNE-së ndërsa takim konstituiv i Kuvendi të vazhdojë të hënën.
Koordinatori i grupit të deputetëve VMRO DPMNE, Ilija Dimovski tha se emri i kryetarit të Komisionit do të mësohet gjatë ditës. Megjithatë, burime nga VMRO DPMNE për disa media vërtetuan se kryetari i komisionit sipas të gjitha gjasave do të jetë pikërisht Dimovski.
Të hënën, pika e vetme për të cilën do të vendos Kuvendi, do të jetë emërimi i përbërjes së Komisionit për zgjedhje dhe emërime, ndërsa nuk do të zgjidhet kryetari i Kuvendit.
Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Oliver Spasovski tha se ka pranuar kryetari i Komisionit të jetë nga VMRO DPMNE që të zhbllokohen proceset e shtetit.