fbpx

Kozias sot do të takohet me Nimic

-

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kozias sot në Nju Jork do të takohet me ndërmjetësin në kontestin me emrin, Metju Nimic. Takimi Nimic- Kozias do të jetë në suazat e udhëtimit të ministrit të jashtëm grek në Nju Jork në takime për çështjen e Qipros, bisedime këto që u intensifikuan këtë periudhë.

Kontesti i emrit do të gjendet në agjendën e Kozias, i cili do të shfrytëzojë prezencën  e KB-së që të bisedojnë me ndërmjetësin Nimic rreth lidhjeve maqedonase- greke dhe bisedimet rreth emrit. Kozias dhe Nimic vitin e kaluar u taknuan dy herë, një herë në prill në Luksemburg ndërsa herën e dytë në Nju Jor gjatë kohës së Kuvendit të përgjithshëm. Nga takimet nuk kishte rezultate konkrete, nëse kihet parasysh se bisedimet janë në “stand by” për shkak të krizës politike në Maqedoni.

Edhe pala greke edhe ajo maqedonase, vitin e kaluar hapur kishin takime më të shpeshta për përforcimin e besimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, duke vendosur kontestin politik në plan të dytë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.