Kozias- Poposki: Nëse nuk ka besim mes partnerëve, s’mund të ketë as “martesë”


       
Shkup, 25 Gusht, 2016 - 16:31 (META) 

Ministrat e jashtëm grek dhe ai maqedonas, Nikos Kozias dhe Nikolla Poposki sot në Shkup kanë biseduar për masat e ndërtim- besimit dhe mbindërtimin dhe zgjerimin e tyre si dhe për linjën hekurudhore nga Manastiri deri në Lerin si dhe ndërtimin e gazsjellësit Selanik- Maqedoni.

Kontesti për emrin, siç u njoftua më herët, nuk ka qenë temë diskutimi mes shefave të diplomacive.

Dy ministrat shprehën kënaqësi nga niveli i bashkëpunimit që e kanë dy vendet dhe procesin për fillimin e ndërtimit të besimit, që siç thanë, duhet t’i afrojnë këto dy shtete dhe të krijojnë klimë të volitshme.

Poposki tha se për momentin kur BE dhe NATO po ballafaqohen me probleme të brendshme ndërsa problemi i emrit ende është pengesë, duhet të orientohemi drejt përmirësimit të raporteve ndër- fqinjësore, ndërtimit të prosperitetit dhe përforcimit të ekonomive.

Shefi i diplomacisë greke Kozias përmendi veton e  BE rreth propozimit për miratimin e sanksioneve ndaj Maqedonisë, në vrullin e krizës politike këtë vit. Ai tha se sanksionet mund të kenë efekt të kundërt.

“Masat e tilla merren që të thyhet armiku dhe të ulet në tryezën e bisedimeve. Vendi mik tani po negocion, dhe për këtë vlerësuam se këto masa janë të panevojshme. Jam kundër masave prej të cilave në fund mund të pësoj populli”- tha Kozias.

Rreth emrit Poposki tha se duhet të punohet në krijimin e kornizës e cila do ta ndryshoj perceptimin e të dyja vendeve.

“Patjetër ta ndryshojmë perceptimin tek ne se Greqia dëshiron të mos ekzistojnë dhe duhet t’i shohim si partner. Ndërsa Athina duhet të bindet se duam ta zhvendosim” tha Poposki.

Lidhje me krizën e refugjatëve, dy ministrat u dakorduan se ballafaqohet me sfida, por falë bashkëpunimit të mirë dhe komunikimit në rritje mes institucioneve, punët po zhvillohen siç duhet.