fbpx

Koordinimi i partive politike anulohet për nesër

-

Është ndërprerë koordinimi i partive parlamentare me kryetarin e përbërjes paraprake parlamentare, Trajko Veljanovski dhe do të vazhdojë nesër sepse partitë nuk arritën të merren vesh cili do të jetë kryetari i Komisionit për zgjedhje dhe emërime.

Koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO DPMNE-së, Ilija Dimovski, pas seancës deklaroi se deri më tani, çdoherë kryetari i këtij komisioni ka qenë nga radhët e partisë që ka fituar më shumë mandate. Ai shtoi se nëse partitë tjera pajtohen, ata janë të gatshëm që nesër të propozojnë dhe të zgjedhin kryetarin e këtij Komisioni. Dimovski vuri në dukje se nëse dikush mendon me dhunë të votoj kryetarin e Komisionit, do të ballafaqohet me pasoja. Në pyetjen e gazetarëve për çfarë pasoja e ka fjalën, Dimovski shkurt tha: “Do të shihni në atë moment”.

Deputeti dhe sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Oliver Spasovski tha se ata e mbrojnë parimin se kryetari i këtij Komisioni duhet të jetë nga partitë që kanë shumicë në Parlament. Ai theksoi se ende nuk është biseduar nëse kryetari do të jetë nga LSDM apo nga BDI.

Në koordinimin e sotëm u dakordua përbërja e Komisionit për zgjedhje dhe emërim, ku VMRO DPMNE do të ketë gjashtë anëtarë, LSDm pesë ndërsa BDI dhe BESA nga një.

Në koordinim duhet të propozohet kryetari i Kuvendit të ri ndërsa ish kryetari Veljanovski të caktoj vazhdimin e seancës konstituive, ku do të zgjidhet kryetari i ri i Parlamentit nga shumica parlamentare.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.