fbpx

Komisioni Evropian kërkon që të kontrollohen të gjithë që hynë në zonën- shengen

-

KE sot propozoi kontroll paraprak për çdonjërin i cili nga shteti i treti futet në zonën- shengen të BE-së, madje edhe nëse ai shtet ka regjim pa viza. Me këtë hap, BE do të zbatoj sistem të ngjashëm me atë që ekziston në SHBA.
 Sistemi i propozuar, ETIAS (Sistemi i BE-së për informim dhe miratim të udhëtimit) do të jetë i ngjashëm me sistemin amerikan ESTA dhe do të kërkoj njerëzit të paguajnë një sasi të caktuar të të hollave dhe të japin të dhëna të hollësishme për veten gjatë futjes në zonën- shengen.
 Personat që udhëtojnë besohet se duhet të paguajnë nga 5 euro ndërsa personi ngel në sistem derisa t’i vazhdoj pasaporta. Përgjigjen ndaj kërkesës për udhëtim në Evropë do ta merr ditën e njëjtë kur do të dorëzohet kërkesa për udhëtim.

Qytetarët e të gjitha shteteve që kanë regjim pa viza do të duhet të dorëzojnë paraqitje nëse duan të udhëtojnë në vendet e bllokut evropian. Kjo ka të bëjë me qytetarët e Maqedonisë dhe vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor, Moldavinë dhe eventualisht Ukrainën dhe Gjeorgjinë, që për momentin janë në proces të marrjes së liberalizimit të vizave për zonën- shengen.

Nëse anëtaret e BE-së dhe PE-së miratojnë këtë propozim, ai duhet të futet në fuqi deri vitin 2020.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.