fbpx

Kocijançiq: Prej afër do t’i ndjekim zgjedhjet pasi ato janë mundësi për fillim të ri

-

Bashkimi Evropian nga afër do t’i ndjekë zgjedhjet e parakohshme parlamentare që të dielën do të mbahen në Republikën e Maqedonisë, ndërsa me reagimin e tij për mbajtjen e tyre pret të dalë të dielën pasdite, pasi me vlerësim fillestar do të dalin vëzhguesit ndërkombëtarë, kumtoi sot zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç

“Siç deri më tani shumë herë kemi thënë në lidhje me këto zgjedhje, ato janë një mundësi që vendi të bëjë fillim të ri, të bashkohet rreth qëllimeve strategjike dhe të kthehet në rrugën eurointegruese, si pjesë e procesit të marrëveshjes së Përzhinës dhe është e qartë se kjo që është dakorduar në kuadër të kësaj marrëveshje, duhet të vazhdojë të impelementohet”, theksoi Kocijançiç.

Ajo theksoi se zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni janë mundësi që vendi të nis fillim të ri dhe të kthehet në rrugën e euro- integrimeve.

“Siç kemi thënë deri më tani për këto zgjedhje, ato janë mundësi që vendi të bashkohet rreth synimeve strategjike dhe të kthehet në rrugën e euro- integrimeve. Është e qartë se kjo është vetëm një hap në procesin e gjatë, si pjesë e Marrëveshjes së Përzhinës dhe se marrëveshja e njëjtë duhet të vazhdoj të zbatohet” theksoi Kocijançiq.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.