fbpx

Klikimi nuk ndihmon: Lista zgjedhore e faqes së KSHZ-së edhe më tej nuk hapet

-

Mundësia që qytetarët të kontrollojnë nëse janë në listën zgjedhore dhe në çfarë vend votimi votojnë, tanimë që 10 ditë nuk është e kapshme. Nëse në faqen zyrtare të KSHZ-së klikohet në pullën për verifikimin e listës, faqja ridestinohet në faqen kryesore të këtij Komisioni.

Anëtari i KSHZ-së nga BDI, Subhi Jakupi para dy ditëve për “Meta” deklaroi se faqja e KSHZ-së ka pasur problem me mbrojtjen, kështu që lista është paraqitur në faqe tjetër që nuk është nën kompetencën e tyre.

“Lista zgjedhore për momentin është e mbyllur sepse kishim probleme me mbrojtjen dhe faqja është paraqitur në vend tjetër. Nga sektori IT për momentin po shqyrtojnë mënyrë tjetër me të cilën qytetarët mund t’i verifikojnë të dhënat e tyre. Pasi të rregullohet metodologjia e re dhe dy mënyrat do të vendosen në faqen zyrtare të KSHZ dhe qytetarët do të mund të kontrollojnë në cilën pikë do të votojnë” thotë Jakupi.

Kjo po ndodh pasi doli informacioni nga inxhinierja e kompjuteristikës Kalina Zografska e cila në blogun e saj konfirmoi se me listën zgjedhore është bërë shqyrtim që e lë listën 100% të hapur për marrje, së bashku me të gjitha të dhënat personale e qytetarëve.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.