fbpx

Kezharovski është lëshuar, mirëpo e mbajnë në litar të shkurtër me kusht

-

Gazetari Tomislav Kezharovski është në liri. Ashtu si papritmas u arrestua, pas vendimit të Gjykatës së Apelit me dy vjet burg, gjitashtu me shpejtësi e papritmas me vendim është lëshuar në lirim njëmujor.

Sot gjykata njoftoi se ka pranuar kërkesën për lirim me kusht të Kesharovskit.

Sekuenca dhe rrethanat e ngjarjeve e vendosin çështjen se pas gjitha peripecive dhe polemikave gjyqësore, Kezharovski e fitoi luftën ose, përsëri, shteti me vendimet e fundit të autoriteteve gjyqësore u mundua që të tërhiqet nga situata, duke bërë kompromis optimal në rastin me Kezharovski.

Në çështjen nuk mund të shihet më një dimension. Kezharovski për momentin nuk është në burg dhe është me familjen  e tij, që mund të shihet si rrethanë e mirë e rastit. Megjithatë, gazetarët dhe organizatat e gazetarëve, të cilët para tre ditëve Gjykatës së Apelit dhe Qeverisë, vlerësojnë se me lirim me kusht të Kezharovskit aspak nuk është e prekur procedura që udhëhiqej kundër gazetarit por është vetëm një alibi, përpjeke e qeverisë që të tërhiqet nga tensioni pas vendimit të dënimit me burg dhe pas arrestimit të gazetarit.

-Pas të gjitha tensioneve nga gazetarët, shoqatave të gazetarëve, kapacitetit demokratik në shtet, qytetarët, kolegët nga Evropa dhe bota, institucionet ndërkombëtare, dhe gjithë atyre që ishin pranë se gazetari është i pafajshëm, qeveria e liroi Kezharovskin nga burgu. Bëhet fjalë për përpjekje të qeverisë që të tërhiqet nga situata dhe të fsheh mëkatet. Lëshimi nga burgu dhe, tani, pranimi i kërkesës për lirim me kusht është mirë për Kezharovskin dhe familjen e tij. Por, kjo është njëra anë  dhe nuk është e mjaftueshme – thotë gazetari Zoran Dimitrovski, pjesë nga Bordi Këshillues për lirimin e Kezharovskit.

Ata e bazojnë qëndrimin e tyre me një efekt të vetëm, që gjykata nuk do që të pranojë, e ajo është se Kezharovski është i pafajshëm për aktin që është i gjykuar. Ai fakt, lirim me kusht (i cili, mes të tjerash, ende është i pasiguritë, sepse Prokuroria mund të apelojë vendimin), nuk mund të fshihet.

Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani, për “META” thotë se “ende është herët të nxirren konkluzione”.

Sot edhe nga Asociacioni i mediumeve të Maqedonisë (AMM) nëpërmjet kumtesës e treguan qëndrimin e tyre se shoqata “e përshëndet vendimin për gazetarin Tomisllav Kezharovskin  të jetë në lirim me kusht, përkatësisht të lirohet nga vuajtja e dënimit”.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.