fbpx

Këshilli Penal për 48 orë duhet të vendos nëse ndaj Koçanit do të shqiptohet paraburgim

-

Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1 në afat prej 48 orëve duhet të merr vendim nëse do t’i përcaktohet masa e paraburgimit biznesmenit Sead Koçan apo ai do të mbrohet nga liria.

Prokurorët e PSP-së, Gavril Gubevski dhe Artan Ajro në seancën e sotme i kanë shpalosur argumentet se ka tregues  që Koçani ta përsërit veprën dhe se 900 mijë eurot e dhëna dhe marrja e pasaportës nuk janë garanci e mjaftueshme. Mbrojtja e Koçanit në krye nga avokati Nikola Dodevski ka thënë se garancia është legjitime dhe se kjo është praktikë në të gjitha shtetet demokratike.

Këshilli Penal tani ka afat prej 48 orëve që të përgjigjet ndaj ankesës së PSP për heqjen e paraburgimit të Koçanit.

Gjykatësi në procedurë paraprake të enjten solli vendim që Koçanit mos t’i shqiptohet paraburgimi, por ai të mbrohet nga liria me garanci prej rreth 900.000 euro, t’i merret pasaporta dhe në mënyrë obligative një herë në javë të paraqitet para Gjykatës. Koçan më shumë se dy muaj ishte në arrati dhe i pakapshëm për organet e ndjekjes.

Gjykata Penale për herë të dytë po merr vendim për paraburgimin e Koçanit pasi vendimet paraprake të gjykatës dhe Apelit, me të cilat iu shqiptua paraburgimi, u shfuqizuan nga Suoremja dhe lënda u kthye në vendimmarrje të sërishme.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.