!Në periudhën që vijon, punojmë në vendosjen e sistemit për qasje dhe parapagesë. Për mënyrën e qasjes dhe parapagesës, do të njoftojnë në mënyrë plotësuese. Tekstet e “Meta” deri atëherë, janë të lira për marrje, por duke e treguar citimin nga ku është marrë lajmi.

Kabineti i Gruevskit ka harxhuar 38 milionë euro për fushata reklamuese dhe për propagandë


       

Kabineti i ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, për periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015 ka harxhuar 38 milionë euro nga buxheti, për fushata reklamuese, të cilat janë emituar në televizione dhe në mediat elektronike, informoi në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Ai shtoi se në këtë shumë nuk janë llogaritur shpenzimet për fushatat në vitet 2006, 2007 dhe një pjesë të vitit 2016, për shkak se kanë munguar dokumentet për këto vite.

Paratë, siç informoi Boshnjakovski, janë harxhuar për fushatat “Fëmija i tretë”, “Kundër abortit”, “Hulumto Maqedoninë”, “Dita e ideve” etj.

– Këto 38 milionë euro janë harxhuar vetëm nga kabineti i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Në këtë shumë nuk hyjnë paratë për fushata që janë harxhuar nga ministritë. Pothuajse 15 milionë euro u janë dhënë disa agjencive për marketing për produksionin e fushatave. Për hulumtimin e mendimit publik janë harxhuar 200.000 еuro, mirëpo kjo shumë nuk është përfundimtare. Për blerjen e hapësirës reklamuese në mediat elektronike janë harxhuar 23 milionë euro – tha Boshnjakovski.

Ai shtoi se nuk ka pasur kritere për shpërndarjen e parave për blerjen e hapësirës reklamuese.

– Për shembull, më 24 dhjetor të vitit 2008, brenda një dite u janë transferuar 2.125.000 еuro disa televizioneve nacionale. Angazhimi i një konsulenti për një muaj është paguar 30.000 еuro. Të paqarta janë kriteret për atë se si janë transferuar paratë për blerjen e hapësirës reklamuese. Në shikim të parë diket sikur ka qenë sipas rejtingut, mirëpo nuk ka pasur kritere. Disa televizione nacionale kanë fituar më shumë se sa të tjerat – shtoi ai.

Ai tha se mediat rajonale dhe ato lokale kanë fituar shumë pak para për reklama ose pothuajse aspak, mirëpo pas ndryshimit të strukturës pronësore kanë fituar shumëa dukshëm më të mëdha, kështu që disa kontrata që janë nënshkruar kanë qenë me vlerë prej 15.000 еurosh.

Boshnjakovski përkujtoi se qeveria e re e Maqedonisë e ka ndërprerë dukurinë negative e të qenit reklamuesi më i madh i marketingut në vend.

Ai shtoi se ka bazë që Prokuroria themelore publike të deklarohet në lidhje me këto shpenzime.

Javën e kaluar zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski, poashtu në një konferencë për shtyp, njoftoi se qeveria paraprake ka harxhuar mbi 31 milionë euro nga buxheti i shtetit për reklamimin e potencialeve për biznes të vendit në mediat e huaja.

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Observatori i reformave mediatike”, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, “Agora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.