fbpx

Ka filluar seanca e Kuvendit për zgjedhjen e qeverisë së re

-

Me vonesë prej gjysmë ore, me debat dhe përplasje rreth përdorimit të gjuhës shqipe mes kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe deputetëve të VMRO DPMNE-së, filloi seanca e Kuvendit të RM për zgjedhjen e qeverisë së re, ku mandatar është lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Xhaferi seancën e hapi në gjuhën shqipe, duke i falënderuar të gjithë që e kanë mbështetur, por edhe ata që kanë qenë kundër zgjedhjes së tij për kryetar kuvendi ndërsa më pas vazhdoi në gjuhën maqedonase, duke theksuar se ky gjest është shprehje e shpresës se Kuvendi dhe deputetët me rrugë demokratike  mund t’i realizojnë pritjet e qytetarëve.

Ndaj kësaj reaguan deputetët e VMRO DPMNE-së, Antonio Miloshoski dhe Ilija Dimovski, të cilët Xhaferit nuk iu drejtuan me “kryetar”, por me “deputet Xhaferi”.

Pas përplasjes së shkurtër rreth përdorimit të gjuhëve, Xhaferi vazhdoi të udhëheq seancën në maqedonisht.

Deputeti i VMRO DPMNE-së, Ilija Dimovski kërkoi Kuvendi menjëherë, me procedurë të shkurtër t’i miratojë ndryshimet e Kodit zgjedhor, me të cilat do t’u vazhdohet mandati kryetarëve dhe këshillave të komuna ndërsa si datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale do të jetë 15 tetori.

Xhaferi propozimin e Dimovskit e vendosi në votim, por nuk u mbështet nga shumica.

Ndryshe, në seancë janë thuajse të gjithë deputetët, mes të cilëve edhe kryetari i VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski.

Para godinës së Kuvendit vërehet forca të shtuara të sigurimit policor.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.