fbpx

Jankuloska: PSP edhe milionë hetime le të hap, nuk do ta mbuloj se është e nënshtruar ndaj LSDM-së

-

PSP mund të hap milionë raste të sajuara që janë prodhim i konstruksioneve, pa kurrfarë prova dhe argumente, por kjo nuk do t’i bëj të vërteta gënjeshtrat e tyre dhe nuk do ta mbulojë faktin se janë të nënshtruar ndaj LSDM-së, shkroi në Facebook ish ministrja e brendshme, Gordana Jankuloska si reagim ndaj hetimeve të fundit të PSP-së, “Tarifa” dhe “Tanku”.

Hetimet e PSP-së, thotë më tej Jankuloska, nuk do të kompensojnë as “mungesën e kapacitetit profesionist, kredibilitetit moral dhe integritetin skajshmërisht problematik të Katica Janevës dhe ekipit të saj partiak në PSP”.

Ish ministrja reagon, siç thotë ajo, ndaj “zërave partiak të LSDM-së të financuar nga Sorosi”, të cilët “në mënyrë të orkestruar, në kor janë vendosur në funksion të megafonave, të cilët nuk ndjenë nevojë të kërkojnë qëndrim nga askush nga figurat dhe institucionet e përmendura”.

Ndryshe, në njoftimin e PSP-së për dy lëndët e fundit, përveç kompanisë ELEM, as me emër e as me mbiemër, apo as me iniciale nuk përmendet identiteti i të dyshuarve në këto dy raste.

Ndryshe, Specialja hapi rastin “Tanku” për blerjen e “Mercedesit” prej 600.000 euro ndërsa procedura hetimore “Tarifa” ka të bëjë me blerjen e softuerit për nevojat e shoqatës aksionare “Elektranat e Maqedonisë” (ELEM), që kap shifrën prej 4.092.420 euro dhe i cili asnjëherë nuk është vënë në funksion, dhe ka qenë në dëm të shtetit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.