fbpx

Janeva dhe Anevski javën e ardhshme do të merren vesh për dinamikën e rastit “Puçi”

-

Prokurorja speciale Katica Janeva dhe kryetari i Këshillit të prokurorëve publik, Petar Anevski kishin takim të shkurtë lidhur me marrjen e shkresave dhe dokumentacionit për lëndën “Puçi” nga ana e Këshillit.

Këtë e kumtoi Anevski pas takimit, i cili shtoi se me Janevën kanë biseduar rreth dinamikës së lëndës, por ishte i paqartë nëse Këshilli e kërkon tërë lëndën apo vetëm një pjesë.

“U morëm vesh që javën e ardhshme të mbajmë takim të përbashkët me pesë prokurorët e Speciales dhe anëtarët e Këshillit, dhe do të merremi vesh rreth hapave të mëtutjeshëm për sqarimin e këtij rasti. Jemi të interesuar për rastin në tërësi dhe për çfarë arsye kanë hequr dorë nga ndjekja e pesë personave të akuzuar”.

I pyetur nëse Këshilli kërkon lëndën “Puçi”, Anevski tha se duan t’i vërtetojnë shkaqet për të cilat PSP mori vendim që të heq dorë nga rasti dhe tërhoqi aktakuzën.

Prokurorja Speciale nuk u ndal para kamerave, duke thënë se javën e ardhshme do të ketë më shumë informacione.

“Nuk kam koment. Javën e ardhshme”- tha Janeva e cila ishte nismëtare e takimit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.