fbpx

Janeva dërgoi prokurorë për rastin me transportin shkollor në Manastir

-

Prokurorja publike speciale Katica Janeva, këtyre ditëve ka dërguar prokurorë të ekipit të saj, personalisht të hulumtojnë “bombën” lidhur me transportin falas shkollor, në komunën e Manastirit.
Sipas burimeve të “Metas” prokurorja Janeva nga disa shkolla ka kërkuar dokumente, lista dhe fatura se sa nxënës kanë përdorur transportin shkollor për vitin shkollor 2009-2010 dhe 2010-2011.
Thuhet se ajo që ka interesuar prokurorët kanë qenë të dhënat për numrin e nxënësve, për relacionet, për kilometrazhin dhe çmimet e shërbimeve
Siç pohon Dragan Stojanoviq, drejtor i shkollës së mesme tehnike “Gjorgji Naumor”, dje disa  nga prokurorët e Prokurorisë Publike Speciale kanë vizituar shkollën dhe kanë mbledhur të dhëna për transportin shkollor falas.
– Prokurorët nga Shkupi kanë kërkuar lista për numrin e nxënësve, shfrytëzuesve të transportit falas, për dy vite shkollore. Ne të gjithë dokumentet i ruajmë në arkiv dhe ua dorëzojmë. Kjo për  ne është pjesë e punës, ata kanë marrë autorizim të veprojnë, e ne natyrisht që do të respektojmë ligjet dhe do të bashkëpunojmë- thotë Stojanoviq.
Në njërën nga bisedat e përgjuara, ministri i financave Zoran Stavrevski thotë se marrëveshja për transportin falas në Manastir është firmosur nga kryetari i Komunës Vladimir Taleski “është skajshmërisht i korruptuar”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.